Kultivoi 27 mijë rrënjë kanabis në Malësinë e Madhe, arrestohet 55-vjeçari

23 Maj 2023, 11:50

Ajet Delishaj, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se kultivoi 27 mijë rrënjë kanabis në Malësi të Madhe, është vënë në pranga. Vetëm tre ditë zgjati arratia e tij nga momenti i zhvillimit të operacionit ku u asgjësuan plantacione të mëdha me kanabis, të kultivuara në tokë të hapur si dhe mijëra fidanë që do të mbilleshin në zonat malore të Malësisë së Madhe.