Kultivonin drogë në banesë dhe e shpërndanin në qytet, në pranga 2 të rinjtë në Korçë! U gjenden armë dhe municion luftarak (EMRAT)

14 Qershor 2023, 11:01

Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si dhe armëmbajtjes pa leje. Në pranga kanë rënë Minella Pleqi 22 vjeç dhe Gjergji Renja 32 vjeç, të dy banues në Korçë.