Kultivuan kanabis në Lazarat, arrestohen babë e bir

16 Gusht 2023, 11:44

Babë e bir kanë rënë në pranga pasi kishin kultivuar kanabis në fshatin Lazarat. Ardian dhe Engli Skënduli, 51 dhe 28 vjeç, u kapën në flagrancë teksa po kujdeseshin për bimët narkotike që kishin mbjellë në oborrin e banesës së tyre.