Kumbaro inspektim në Sarandë dhe Ksamil: Nuk ka tolerancë kur bëhet fjalë për fytyrën e Shqipërisë, sfidë janë mbetjet dhe zhurmat

21 Maj, 15:48

Ministrja Mirela Kumbaro në vijim të tureve inspektuese në bregdet u ndal sot në Sarandë dhe në Ksamil, ku u shpreh se sfidë mbetet mirëmbajtja e mjedisit, teksa i bëri thirrje edhe policisë bashkiake të luajë rolin e saj.