Kundër aktivitetit të guroreve në fshat, banorët e Borizanës në protestë: Na dëmtojnë banesat

3 Maj 2023, 12:57 | Përditesimi i fundit: 2023-05-03 16:06:00

Dhjetëra banorë të fshatit Borizanë janë ngritur këtë të mërkurë në protestë dhe kanë bllokuar rrugën e disa guroreve që ushtrojnë aktivitetin në këtë fshat. Prej vitesh, banorët pretendojnë se ky aktivitet u ka shkaktuar dëme në banesat e tyre. Ata janë ankuar nëpër institucione por askush nuk u ka dhënë zgjidhje.