Kundër çmimeve të referencës, Shoqata e Ndërtuesve: Apartamentet në Tiranë do të shtrenjtohen me 250 euro për metër katror

12 Shtator 2023, 20:15

Shoqata e ndërtuesve paralajmëroi rritje të çmimeve për banesat e reja me 250 euro për metër katror dhe sipas tyre, shkak janë çmimet e reja të referencës. Në një letër drejtuar kryeministrit, sipërmarrësit e këtij sektori kërkuan rishikimin e taksave dhe tarifave të sektorit pasi barrën tatimore e rritur do të pasqyrohet tek klientët fundorë që janë vetë qytetarët.