Kundër punësimit me detyrim, studentët e mjekësisë protestë para UMT-së: Standrad, jo diktaturë! Përmirësoni kushtet që të rrinë mjekët

20 Qershor 2023, 11:43 | Përditesimi i fundit: 2023-06-20 17:24:41

Me thirrjet “standard jo diktaturë”, studentët e mjekësisë së Universitetit të Tiranës kanë protestuar këtë të martë në ambientet e rektoratit. Njëzëri, studentët thanë se përballë fenomenit që po përballet vendi ynë, është e udhës që shteti të japë zgjidhje e jo të detyrojë studentët të punojnë 3 vite me detyrim në Shqipëri.