Policia e Vlorës ka shoqëruar 3 persona, gjatë mbrëmjes së sotme, pasi kundërshtuan forcat e policisë për të ushtruar kontroll.
Sipas informacioneve nga Report Tv, Policia e Vlorës ka ndaluar një mjet në zonë, pranë ujit të ftohtë për kontroll ndërkohë që është kundërshtuar nga drejtuesi.
Në këtë moment kanë zbritur nga makina dy persona të tjerë të afërm të drejtuesit dhe kanë shtyrë forcat e policisë.