Kur fjala ‘strehë’ humb kuptimin! Mjerim në familjen Abazaj në Selenicë! 3 fëmijët mes lotëve: Kemi ftohtë, duam shtëpi të re

29 Dhjetor 2024, 13:20

Familja Abazaj nga Librazhdi është zhvendosur 6 vite më parë në Selenicë ku jeton në kushte të mjerueshme, me pagën e ulët të kryefamiljarit që punon çoban. Aktualisht qëndrojnë në një banesë të rrënuar të cilën duhet ta lirojnë brenda dy muajsh. Kërkojnë ndihmë, pasi nuk kanë mundësi të ndërtojnë shtëpi të re dhe rrezikojnë të përfundojnë në rrugë bashkë me tre fëmijët.