Kur hebrenjtë jetonin në shtëpinë tonë

30 Qershor 2022, 13:59

Shqipëria ishte një nga ato vende te rralla qe i mbrojti dhe i strehoi hebrenjtë gjatë holokaustit, kur fqinjët e tyre dhe një pjesë e vendeve te Ballkanit dhe Evropës ua dorëzonin nazisteve. Në specialen për Report TV përfaqësues të familjeve mikpritëse, Fatos Qoqja, Bashkim Seiti dhe historiani Nikolla Sudar rrëfejnë me krenari e nostalgji ngjarje interesante, por edhe tragjike nga bashkëjetesa në një shtëpi me hebrenjtë kur u kërcënohej vet jeta e tyre dhe e familjes nga nazistet, nëse i zbulonin.