Kur libri ‘troket në derë’, biblioteka shëtitëse përtej Tiranës gjatë Panairit në Korçë! Stendat plot në Qytezën e Fëmijëve, shkrimtari: Si prind u befasova!

29 Prill 2023, 15:31

Për katër ditë rresht, Qyteza e Fëmijëve në Korçë u shndërrua në një odë të librit. Takime me shkrimtarë, promovime të autorëve të rinj, dallimet me gjuhën e librit u shkrinë lehtësisht në këtë Panair përtej Tiranës, që në qendër pati fëmijë e të rinj…

“Një veprimtari e cila gjeti të organizuar shkollat e ndryshme të Bashkisë Korçë, dhe me dashamirësinë e Zyrave Rajonale Arsimore u realizua nisma që në thelb kishte afrimin e fëmijëve, të rinjve, me librin”, shprehet Eris Rusi, shkrimtar dhe përkthyes.