Kur paratë nuk e blejnë dot respektin – Konsulenti amerikan gati të ikë pa i dhënë dorën Berishës

10 Shkurt, 15:50 | Përditesimi i fundit: 2025-02-10 15:54:16

Fatura e çmendur që Berisha duhet t’i ketë paguar, ose të paktën ka rënë dakort me strategjistin e fushatës së Donald Trump, Christopher LaCivita, nuk ka arritur t’i sigurojë liderit të demokratëve shqiptarë respektin e tij.

Në fund të konferencës për shtyp, Lacivita është gati të largohet duke harruar t’i japë dorën Berishës, ndërsa këtij të fundit iu desh ta tërheqë me forcë nga mënga për ta kujtuar.

Duket sikur strategjia e Berishës mbetet e njëjtë, e përqëndruar tek beteja për vëmendje —jo vetëm nga votuesit, por edhe nga ata që i paguan vetë.