Kurbin/ 4 vite nga tërmeti, familja Murati jeton ende në konteiner: Jetojmë në qiell të hapur, 6 muaj pa bonus qiraje

26 Nëntor 2023, 15:59

Në mes shumë familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrues i 4 viteve më parë është edhe familja Murati në Kurbin. 5 pjesëtarët e saj prej 26 nëntorit 2019 jetojnë në konteiner, pa asnjë shpresë për rindërtimin e shtëpisë tyre. Por prej 7 muajsh ata nuk marrin as bonusin e qerasë nga bashkia e Kurbinit.