Kurbin/ Dy familje sherr me armë e sende të forta për tokën! Babë e bir plagosin 3 vëllezër, njërin e qëllojnë me armë, 2 të tjerë i dhunojnë fizikisht

19 Gusht 2024, 15:07 | Përditesimi: 19 Gusht 2024, 15:07

Dy familje janë përfshirë në një konflikt familjar për cështje pronash që pasoi me përdorimin e dhunës e të armës në fshatin Fushë Milot të Kurbinit. Për pasojë një person është plagosur me armë, ndërsa dy të tjerë me sende të forta.

E.H/Shqiptarja.com