Kurbin/ Ktheu banesën në ‘bazë kriminale’, dëshmia e pronarit: Blej dhe shes sende prej vitesh, s’kam lidhje me grupet e krimit

6 Dhjetor 2023, 11:53 | Përditesimi i fundit: 2023-12-06 11:53:54

Pronari i shtëpisë e cila ishte kthyer në bazë furnizimi me mjete për grupet kriminale me qëllim kryerjen e krimeve, ka pranuar posedimin nga ana e tij të sendeve të gjetura brenda banesës në Kurbin. Në dëshminë e dhënë, 40-vjeçari është shprehur se prej shumë vitesh blinte dhe shiste sende të ndryshme, por duke mohuar të ketë lidhe me grupe kriminale.