Kurbin/ Pazari shekullor i Milotit me kushte si në mesjetë! Produktet ushqimore dhe bagëtitë tregtohen përtokë

18 Shtator 2022, 14:02

Që prej vitit 1920, tregtarët në pazarin e Milotit, e ushtrojnë aktivitetin në të njëjta kushte të rënda higjieno-sanitare. Produktet ushqimore dhe gjëja e gjallë shiten në tokë, ndaj gjithçka kërkojnë tregtarët, është ndërhyrja në infrastrukturë.