Kush dha garanci për kokainën në Fier? Eksperti nxjerr “sekretin”: Ngrini “stekën” lart

28 Nëntor 2022, 13:30

 

Pak ditë më parë u godit një rast i trafikut të kokainës nga Kolumbia në Frakull të Fierit, përmes portit të Pireut dhe Tivarit drejt Shqipërisë.

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi shprehet 430 kg kokainë me vlerë 430 milionë euro nuk janë trafikuar drejt Fierit pa garanci.

Ai thotë se steka e goditjes duhet të ngrihet lart, referuar zyrtarëve të lartë dhe jo të mbetet te policët e thjeshtë.

Këto janë garanci në nivele të larta. Ka fillime të mira. Ka goditje. Ka përjashtime, por duhet ngritur steka. Nuk duhet ngritur në këto nivele si rasti i policëve te liqeni.

Ka procedura agjencia policore dhe prokuroria dhe nuk është për t’u mburrur se iku një polic me probleme.

Nuk duhet të mbetemi në nivele inspektorësh, por te trafiqet e drograve me niveleve të larta, që nuk bëhen pa garanci. Nuk i futet njeri një risku të tillë pa pasur rrugën autostradë.

Vjen shefi me makinë 100 mijë euro dhe polici nuk paguan dot muajin, prandaj të goditet në nivele të larta” tha ai.