Kush e ka përgjegjësinë për sigurinë në Gjykata? ‘Repolitix’ zbardh VKM e 2020-ës: KLGJ rol kryesor, rregulli garantohet nga punonjësit e sigurisë, jo nga Policia

8 Tetor, 07:16 | Përditesimi: 8 Tetor, 07:16

Siguria në gjykata u kthye cështje debati pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. KLGJ akuzoi Policinë e Shtetit se nuk garanton sigurinë në sallat e gjyqeve edhe pse ia kishte kërkuar. Por, sipas një VKM të vitit 2020 del që roli i KLGJ është vendimtar për hartimin e politikave të sigurisë në gjykata. VKM-ja thotë se siguria garantohet nga punonjës të sigurisë, të cilët janë në varësi të gjykatave.

    r.k./Shqiptarja.com