Kush e vrau Pëllumb Metën? Gruaja dhe fëmijët dërgohen në poligon qitjeje! Hygerta e aftë të qëllojë me armë

11 Mars, 10:24 | Përditesimi i fundit: 2024-03-11 22:25:47

Hetimet për vrasjen e Pëllumb metës vijojnë ende, pasi dinamika e ngjarjes është ende e paqartë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Prokuroria ka kryer eksperimentin hetimor.

Dy fëmijët dhe nëna e tyre janë dërguar në një poligon qitjeje në Durrës, nga ky kanë kryer qitje me armë.

Sipas burimeve, të tre, Hyseni, Hygerta, dhe gruaja e Pëllumb Metës, Blerina Meta dinë të përdorin armë.