Deklarata e Ardjan Çapjas/ Rexhepi: I shqetësuar se klani i tij po sulmohet dhe kundërshtarët jo! Elbasani shtet brenda shtetit! Polica, Prokuroria e Gjykata ‘nën terror’

22 Nëntor 2022, 12:54 | Përditesimi i fundit: 2022-11-22 12:57:33

Në një intervistë në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live në Shqipëri’, Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi është shprehur se deklarata e Ardian Çapja, ku përfshiu edhe një politikan të lartë do të ishte një skandal i madh nëse do ishte i vërtetë. Për ekspertin, ky është një mënyrë e Çapja që po vetëmbrohet, pasi është i mendimit se klani i tij po sulmohet, e ndërsa kundërshtarët fisi Çela nuk “po i hyn gjë në këmbë”.