Kush i dha ‘anonimit’ informacione konfidenciale të Aviacionit Civil për të sulmuar Erjon Veliajn? SPAK: Po hetojmë për korrupsion dhe fshehje pasurie

27 Dhjetor, 16:34

SPAK thotë se ndaj Veliajt nuk ka akuzë, por është marrë në pyetje si person që ka dijeni rreth një çështje në hetim që indicie ka kallëzimin e një personi anonim. Ky person ka dorëzuar në SPAK informacione konfidenciale të Aviacionit Civil, siç është një fluturim i Veliajt 20 vite më parë, duke ngritur pikëpyetje se kush është burimi që i ka dhënë një anonimi informacione jo publike nga Aviacioni.