Kush kryen krime ndaj fëmijëve s'do të ketë të drejtë të kërkojë gjykim të shkurtuar! Qeveria propozon ndryshimin në Kodin e Procedurës Penale

4 Maj 2023, 17:23

Qeveria ka propozuar projektligjin për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë. Në projektligjin e miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave parashikohet që personat të cilët kanë kryer krime ndaj të miturve të mos kenë të drejtë për të kërkuar gjykim të shkurtuar.