Kush po i helmon qentë te Liqeni Artificial në Tiranë? Veterineri: Helmi u hodh në ushqim! Vullnetarja: Dorë e individit jo e shtetit

10 Nëntor 2022, 17:16

Prej disa ditësh aktivistë të mbrojtjes së kafshëve kanë denoncuar ngordhjen e disa qenve në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë të cilët mendohet se janë helmuar nga persona ende të paidentifikuar. Aktivistët të cilët flasin për Report Tv thonë se kanë bërë denoncim në polici, ndërsa mjekët veterinerë që shpëtuan disa qen thonë se helmi është hedhur në ushqim.