Kush u pagua vjet me rrogë 100 mijë lekë do të deklarojë të ardhurat brenda 31 marsit 2025! Tatimet për Report TV: DIVA ‘mjet’ për kontrollin e pasurisë

2 Janar, 17:08

Rroga e vitit të kaluar është vendimtare nëse je subjekt i dorëzimit të deklaratës së të ardhurave këtë vit ose jo. Drejtoria e Tatimeve sqaron për Report TV se të gjithë individët që kishin paga mbi 100 mijë lekë në muaj vjet, do të dorëzojnë deklaratën individuale brenda marsit të vitit 2025. Ky deklarim, shërben për hetim të pasurisë.