Kushi: Nxënësit e arsimit parauniversitar i rikthehen modelit të mëparshëm për provimet! Plan i posaçëm për plotësimin e mangësive nga mësimi online

10 Maj 2021, 18:10

Ndërsa situata me pandeminë po përmirësohet, duket se edhe nxënësit do të rikthehen gradualisht në normalitet, pas një viti mësimi të alternuar mes atij në klasa dhe online. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha sot në "Report TV" se nxënësit e arsimit parauniversitar do t'i rikthehen këtë vit modelit të mëparshëm për provimet.