Kushtetuesja kaloi për shqyrtim ankimin e qeverisë për Ballukun, Berisha: Vendosi nën presion, seanca të jetë publike

2 Dhjetor 2025, 13:11 | Përditesimi: 2 Dhjetor 2025, 13:11

Kreu i PD, Sali Berisha thotë se Kushtetuesja e mori vendimin për të kaluar për shqyrtim ankimin e qeverisë për çështjen e Ballukut, për shkak të presionit që i është ushtruar. Duke e cilësuar si çështjen më të nxitë të jurisprudencës europiane dhe botërore, Berisha i bëri thirrje Kushtetueses që ankimin e qeverisë ta shqyrtojë në një seancë publike, njëjtë siç u zhvillua ankimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

A.A/Shqiptarja.com