Kushtoi 300 mln lekë, përmbytet tregu në Gjirokastër! Tregtarët: Na janë dëmtuar produktet, bashkia nuk ndërhyn

8 Tetor 2021, 18:11 | Përditesimi: 8 Tetor 2021, 18:11

Reshjet e shiut kanë përmbytur tregun industrial në Gjirokastër. Punimet pa cilësi të 4 viteve më parë kanë bërë që të çahet çatia dhe ujë të depërtojë në brendësi. Tregtarët ankohen se u janë dëmtuar produktet, ndërsa Bashkia nuk ka ndërhyrë për të përmirësuar kushtet në tregun më të madh të qytetit.

KT/Shqiptarja.com