Kuvend/ Ardit Bido-Berishës: Gënjeve në Strasburg për librat e shkollës dhe nxive Shqipërinë

27 Janar, 21:50 | Përditesimi: 27 Janar, 21:50

Gjatë diskutimeve për ratifikimin e marrëveshjes me Italinë në Kuvend është shoqëruar me replika të forta politike. Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, e ka shfrytëzuar fjalën e tij jo vetëm për të vlerësuar diasporën, por edhe për të sulmuar ashpër qëndrimet e opozitës në arenën ndërkombëtare.

Bido vlerësoi diasporën shqiptare në Itali si “ambasadorët më të mirë të vendit”. Ai theksoi se marrëveshja e re parashikon hapjen e shkollave dhe mësimin e gjuhës shqipe si për diasporën e hershme (arbëreshë), ashtu edhe për atë të re pas viteve ’90.

A.A/Shqiptarja.com