Kuvend/ Bardhi akuzon: Inspektorë të paautorizuar po kontrollojnë zyrat e deputetëve! Peleshi: Po zbatohet ligji për duhanin

4 Dhjetor, 22:20 | Përditesimi: 4 Dhjetor, 22:20

Në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se “me një urdhër të ministres së Shëndetësisë, disa inspektorë të paautorizuar po ushtrojnë kontroll në këtë godinë, përfshirë edhe në vendet e punës së deputetëve”. Ai theksoi se në zyrat e deputetëve “nuk mund të hyjë askush për kontroll pa leje, as prokurori e as policia”, duke e cilësuar veprimin si shkelje të rëndë të imunitetit parlamentar.

I.M/Shqiptarja.com