Kuvend/ Braçe kërkon hetim për rrugën Fier-Lushnje: U ndërtua 'ylli në ngjitje i Infrastrukturës'! I përgjigjet Basha: Jeni ‘nona e baba’ korrupsionit, pse s’i mbyllët ju këto 8 vite

25 Tetor 2021, 21:33

Në foltorën e Kuvendit, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është përplasur me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për ndërtimin e rrugës Fier-Lushnje.

Ishte socialisti Braçe i cili tha në Kuvend se do të kërkojë hetime për sa i përket ndërtimit të kësaj rruge, pasi mbikalimet dhe nënkalimet e së cilët nuk janë përfunduar ende, duke rrezikuar kështu jetën e banorëve. Denoncimi konkretisht kishte të bënte me një rrugë në zonën Lushnjës që lidhin shumë fshatra në zonë, ndërsa deputeti tha se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.