Kuvend/ Deputeti i PD-së i përgjigjet Manastirliut: Keni krijuar grup parlamentar brenda në burg!

5 Qershor 2023, 11:28

Deputeti i PD-së Dashnor Sula me ironi tha se maxhoranca ka krijuar grup parlamentar brenda në burg.

"Keni krijuar grup parlamentar brenda në burg. Ministra,drejtora sa të duash në burg. Thoni i dorëzuam. Por kur i dorëzuat? Kur u kapën. SPAK të shtojë hapat dhe të çojë më tej hetimet. Shkoni kontrolloni tenderat. Nuk janë kryer punë fare. Zoti ju dhëntë mendje"