Kuvend/ Diskutohet projektbuxheti i vitit 2025, ministri Malaj: Më i madhi në histori, parashikohen investime kapitale dhe fonde sociale

7 Nëntor 2024, 13:27 | Përditesimi: 7 Nëntor 2024, 14:47

Në Kuvend po diskutohet ditën e sotme për projekt-buxhetin e vitit 2025.

Ministri i Financave Petrit Malaj, në fjalën e tij dha detaje, ku tha se buxheti i 2025 është më i madhi në historinë e Shqipërisë.

Ai tha se në këtë buxhet parashikohen investime kapitale dhe fonde sociale. Sipas tij, buxheti e ul borxhin publik në 55 përqind nga mbi 70 përqind që ishte në vitin 2013.

r.k./Shqiptarja.com