Kuvend/ Gjiknuri: Një pjesë e opinionit publik i dha të drejtë vrasësit të gjyqtarit Kalaja, kjo tregon se besimi te drejtësia është ende i ulët

27 Tetor, 16:39 | Përditesimi: 27 Tetor, 16:39

Gjatë diskutimeve në Kuvend, pas raportimit të Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, deputeti socialist tha se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja tregoi përceptimin e publikut për sistemin e drejtësisë, pasi në rrjetet sociale pati një lumë komentesh inkurajuese për vrasësin.

“Kjo ngjarje e rëndë u dënua me forcë nga të gjithë aktorët e shoqërisë shqiptare, por me trishtim u vu re një ekzaltim nga një pjesë e mirë e shoqërisë, e shprehur në komentet publike dhe rrjete sociale, ku krimi glorifikohej. Është kambanë alarmi, sepse besimi te drejtësia është akoma më i ulët. Kjo bëhet edhe më domethënëse pas euforisë dhe entuziazmit që ringjalli reforma në drejtësi 9 vite më pare”,- tha Gjiknuri.

r.k./Shqiptarja.com