Kuvend/ Protesta për UÇK, Balla-PD-së: Rama s’do jetë, pse nuk vini? Kryetari juaj ‘dhëndër’ i mirë i Serbisë! Berisha: Kryeministri, shërbëtor i Vuçiç

16 Tetor, 15:24 | Përditesimi: 16 Tetor, 15:24

Edhe në Parlament, protesta e UÇK-së e thirrur në Tiranë përplasi maxhorancën me opozitën. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i kërkoi demokratëve të ngrihen mbi vendimet partiake e t’i bashkohen protestës që do të mbledhë shqiptarët e të gjitha trojeve. Por, Sali Berisha akuzoi se protesta ka tendencë anti-qeverisë Kurti.

    r.k./Shqiptarja.com