Kuvend/ Rithemelimi vijon kaosin me zhurmues, bilbila, miell gardës e sekretarit! Djegin rregulloren! 23 të përjashtuarit mbesin jashtë! Basha rri e vështron

8 Shkurt, 11:43

Deputetët e Bardhit dhe Berishës vijuan sërish zakonin e seancave të kaluara! Me zhurmues, bilbila! Këtë herë aksionin e vijuan me miell, dollarë e euro false,apo djegie rregulloreje. E megjithatë asnjë nga këto veprime nuk e ndali maxhorancën të hidhte në votim e kalonte pr/ligjet e rendit të ditës e ti ngrinte karton të kuq amendamenteve të Bashës. 23 deputetët e opozitës të përjashtuar ngelën jashtë.