Kuvendi debat për Arsimin e Lartë, PS rrëzon dekretin e presidentit Meta për buxhetin 2019

20 Dhjetor 2018, 23:17

TIRANE - Kuvendi debatoi sot për Arsimin e Lartë me kërkesë të opozitës, pas protestës 17 ditore të studentëve. Seanca e Kuvendit e nisur sot në orën 10:00 u shty për në orën 18:00 të pasdites pas incidenteve në fillim të fjalës së kryeministrit Edi Rama (Lexo këtu). Me rinisjen e seancës, opozita është paraqitur në sallë, duke apeluar që kryeministri të kthehej në sallë. Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Rama duhet të jetë në sallë për të folur për buxhetin e shtetit. Seanca e sotme shënoi thyerjen e bojkotit dhe rikthimin e opozitës në Kuvend. E ndërsa një pjesë e deputetëve e shpëtuan mandatin në seancën e kaluar (Lexo këtu), pjesa tjetër e grupit të PD dhe LSI-së afatin e fundit e kishte në 23 janar të vitit tjetër, pasi në të kundërt do të humbnin mandatet (Lexo këtu). Ndërkohë që në rendin e ditës ishin disa pika të rëndësishme, mes të cilave; dekreti i presidentit për buxhetin i cili u rrëzua me 76 vota, ndërsa 22 vota ishin pro, vota këto të opozitës.  

Rrëzimi i Vitore Tushës, e propozuar nga presidenti për kryetare të KLSH, emërimi nga qeveria i tre anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes të cilëve ish-ministri i PD Bode, projektligji për policinë e shtetit, miratimi i statusit të dëshmorit, por edhe votimi për lirimin nga detyra të anëtarit të AMA-s, Zylyftar Bregu. Nesër do të zhvillohet një tjetër seancë plenare, ku pritet që të rrëzohet drafti i PD për vettingun në politikë. Ndërkohë që sot jashtë Kuvendit u zhvillua një protestë nga PD

    No videos found.