Kuvendi i lë 13 ‘detyra’ BSH për vitin 2025: Monitoroni kredinë për pasuritë e palujtshme, kujdes me ndërhyrjet në tregun valutor

31 Tetor, 19:17 | Përditesimi: 31 Tetor, 19:17

Kuvendi i ka lënë 13 detyra Bankës së Shqipërisë për t’i përmbushur brenda 2 muajve të mbetur të vitit. Në rezolutën e miratuar në seancë plenare, bankës qendrore i kërkohet kujdes në ndërhyrjet në tregun valutor, monitorim të shtuar për kredinë për bizneset e mëdha si dhe të mbajë në vëzhgim ekspozimin e bankave ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme.

r.k./Shqiptarja.com