Kuvendi i PD dhe protesta e studentëve, Prifti: Ata që u larguan nga lista, nazelinj. Bleva vetë kondicionerin 300 euro në Universitet

16 Dhjetor 2018, 14:11

Pedagogu Rezart Prifti, fjalimi i të cilit u kthye hit në rrjet ditën e djeshme në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ku nuk munguan kritikat për demokratët, ishte i ftuari i ditës në studion e lajmeve në Report Tv. Prifti komentoi edhe protestën e studentëve, si edhe gjendjen brenda Partisë Demokratike.

Prifti tha se organizimi i Kuvendit Kombëtar të PD mund të ishte më i mirë nga sa u realizua dje. Pedagogu theksoi se ka disa korniza brenda PD, të cilat janë “të tmerrshme”.

Janë budallallëqe që unë nuk i kaloj kurrë nëpër mendje. Kuorumi është ështje e realizueshme. Nuk dua të humb kohë me këtë. Organizimi, unë mendoj se mund të kishte edhe më mirë. Kritikën e kisha për fjalimet, për qasjet që mund t’iu ofrohen njerëzve. Unë shpresoj se do gjejnë vend tek PD. PD s’është vetëm ëështje drejtimi, se është organizatë e madhe. Së pari, aty duhen njerëz, dhe njerëz jashtë asaj mendësie. Janë korniza të tmerrshme. Mu kujtua dje si në vitin 1998. Nuk ka simbole në përshëndetjen e partive europiane. Dikush duhet të mendonte që të përdorej për logo, por jo të përdorej si përdorimi i përshëndetjes së dy gishtave.

Rezart Prifti, pedagog

I pyetur për largimet brenda PD, Prifti tha se problemi qëndron në faktin që ata që janë larguar nga PD, nuk e kanë kuptuar se kontributi i tyre vazhdon të jetë por ata duhet të largohen sepse ndryshon konteksti kohor.