Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, foli edhe pedagogu Rezart Prifti. Në fjalën e tij, Prifti nuk i kurseu kritikat për demokratët. Ai tha se në Kuvend kishte dëgjuar shumë fjalime të drunjta që nuk kanë lidhje me hallet e qytetarëve.
“Atdheu është lakuriq. Në kohën e qoftëlargut, për këtë shprehje, Trifon Xhagjika u dënua me vdekje. Edhe sot që flasim, atdheu është po lakuriq. Jam këtu për 3 arsye. Arsyeja e aprë ka të bëjë me atë që besoj. Shumëkush më thonin pse vjen këtu. Të shohësh telefonin tim, bëhet kërdia. Por, pikë sëpari, unë besoj tek një shtet i vogë, pikë së dyti besoj në taksa të ulët dhe pikë së treti besoj tek qytetaria. Tjetra, ti veshim rrobat atdheut. Arsyeja tjetër pse erdha ka të bëjë me PD. Dëgjuam këtu lloj e soj fjalimesh, fjalime të përgatitura për hënën dhe jo për njerëzit që janë në sheshe. Fjalë shumë të drunjta, një tjerrje masive që nuk vete në veshin, e jo më në shpirtin e njeriut. Kjo organizatë ka nevojë për një alternativë. Dëgjova që tek ky vend sfunksionon asgjë. Dëgjova se shteti ka bërë atë dhe këtë por nuk dëgjova se çfarë duhet të bëjë më shumë shteti. Shpresoj që me kontributin tim të bëj më shumë. Të jenë të bindur ata që mendojnë se jam bërë zar i ndonjë partie, që kjo nuk ka për të ndodhur. Me të njëjtin intesitet që punova 4 vite kështu do të vijoj. “-tha Prifti.
Lajmi kryesor: