Kuvendi me maska e doreza voton faljen e gjobave, shtyrjen e qirave dhe ndryshimin në buxhet për paketën e dytë

30 Prill 2020, 15:28

TIRANE-Kuvendi i Shqipërisë në një seancë të zhvilluar me maska, doreza dhe distancim social miratoi ndryshimet për herë të dytë në buxhetin e vitit 2020 për alokimin e 7 miliardë lekëve për pagën e luftës dhe 15 miliardë lekë garancinë sovrane për biznesin e madh në kuadër të paketës së dytë ekonomike.

Akti Normativ është miratuar në Kuvend me 90 vota pro, 9 kundër, 5 abstenim. Po ku do të gjenden këto para? Në relacion shpjegohet se për sigurimin e shumës prej 7 miliardë lekësh do të preken 4 koncesione, Rruga e Arbrit, Rapiscan, incereratorët dhe projekti i shkollave.