Kuvendi miraton me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim projektligjin për studentët e Mjekësisë

21 Korrik 2023, 08:00 | Përditesimi i fundit: 2023-07-21 11:56:35

Mes debatesh e një seance e cila zgjati pas mesnate, Kuvendi i Shqipërisë miratoi 3 projektligjet që kanë qenë kryefjalë e ditëve të fundit. Në seancë, ku ishin prezentë 95 deputetë u miratua me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim projektligjin për studentët e Mjekësisë.