Kuvendi nuk e zgjidhi ngërçin pas vendimit të Kushtetueses, KLGJ cakton vetë pagën e gjyqtarëve! Rroga referuese 65.600 lekë më shumë, rritja reale disafish! Shkon deri në 3000 euro shtesë

26 Gusht, 20:38 | Përditesimi: 26 Gusht, 20:38

KLGJ ndërhyri këtë të mërkurë për të zgjidhur ngërçin e pagave të gjyqtarëve, pasi Kuvendi nuk miratoi një ligj brenda 31 korrikut për të zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Nga 1 gushti, paga referuese do të jetë 222 mijë e 425 lekë, nga 156.800 lekë që ishte më herët, plus shtesa e nivelit të kualifikimit 14.000 lekë. Po ashtu, u miratua edhe propozimi për kompesimin e rritjes së munguar nga data 1 prill 2023 deri më 31 korrik të këtij viti.

    E.H/Shqiptarja.com