Kuvendi rrëzon dekretet/ Meta: SPAK të nisë hetimet! Deputetët kanë qëllime klienteliste

17 Qershor 2020, 15:16

TIRANË- Pas kthimit të tre dekreteve nga Komisioni për Ekonominë dhe Financat, Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar tonet ndaj Kuvendit. Kreu i Shtetit i ka bërë thirrje SPAK që të nisin hetimet për 3 projektligjet e propozuar që bëhet fjalë për heqjen e TVSH së jahteve, të koncesionin në Porto-Romano, Durrës dhe 'Për shërbimet e pagesave'.

Sipas Metës, këta deputetë me anë të këtyre ligjeve duan të përmbushin qëllimet e tyre favorizuese klienteliste. Meta shprehet se një veprim i tillë, pra kthimi i dekreteve të tij është bërë e përsëritur dhe në shkelje flagrante me ligjin, teksa e quan si një “korrupsion legjislativ”.

"Është akti më i rëndë i shpërdorimit të pushtetit publik", shprehet mes të tjera Meta, duke thënë se këto interesa klienteliste, siç ai i quan, ndikojnë negativisht në integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Më herët, ai nuk i ka kursyer kritikat për deputetët në Kuvendin e Shqipërisë për një cilësi të dobët në procesit të ligjbërjes nga ana e tyre. 

Presidenti Meta nuk ka dekretuar ligjin për heqjen e TVSH për jahtet duke argumentuar se nuk është në harmoni me nevojat emergjente. Ka kthyer në kuvend ligjin për portin e ri të hidrokarbureve në Porto Romano duke argumentuar se cenohet gara e lirë që duhet ndjekur një procedurë koncesioni. Meta gjithashtu nuk ka dekretuar ligjin “Për shërbimet e pagesave” për të cilin thotë se është i paqartë e nuk saktëson kushtet për licencimin e institucioneve të pagesave. Të tre këto dekrete të Presidentit janë rrëzuar nga Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave.

    No videos found.