Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Metës për jahtet! Klosi: Synojmë të ndërtojmë ekonominë e detit, rritet punësimi

Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Metës për jahtet! Klosi: Synojmë të ndërtojmë ekonominë e detit, rritet punësimi

Ministri i Turizmit Blendi Klosi, i pranishëm në seancë dëgjimore në komision ka deklaruar se ky është një ligj që synon të sjellë në vendin tonë një ekonomi të re që mungon dhe që shton vendet e punës.

"Është një projektligj ashtu siç e kemi thënë edhe më parë, do të sjellë një ekonomi tjetër, një ekonomi deti. Është nga veprimet që do te ndërmarrim për të krijuar një situatë të mirë për ekonominë detare, dhe të enjten do të marrim në shqyrtim në Parlament jo vetëm këtë dekret të presidentit për kthimin e ligjit për përjashtimin e jahteve nga tvsh-ja por edhe atë të turizmit detar. Këto dy ligje hapin një politikë të re për turizmin detar që brenda kësaj vere do të kemi një numër të konsiderueshëm jahtesh që do të marrin flamurin shqiptar duke shndërruar Shqipërinë në një vend të pëlqyeshëm për këtë industri. Brenda këtij sesioni parlamentar do të bëjmë të mundur një regjistër detar dhe një politikë tjetër për të zhvilluar këtë industri të jahteve. Shumë shpejt do të kemi propozime të tjera për ta bërë Shqipërinë një vend atraksioni", sqaroi ministri i turizmit Blendi Klosi.

Ligji në fjale u miratua ne seancën plenare të 14 majit, por për presidentin Meta ai është klientelist dhe që krijon pabarazi. Po ashtu presidenti thoshte se kjo nismë nuk është në përputhje me nevojat emergjente të vendit. Por edhe për këtë Klosi ka një kundërpërgjigje.

"Vjen në këtë kohë si një alternativë për të shtuar aktivitetet dhe bizneset në sektorin e turizmit në kohë pandemie. Është një projektligj që kthen në vend një industri mungon dhe hap më shume vende pune" , tha Klosi.

Sipas Ministrisë së Financave dhe Turizmit impakti në ekonomi nga ky përjashtim do të jetë zero pasi ne nuk importojmë jahte aktualisht.

"Impakti negativ është zero pasi nuk ka jahte për tu zhdoganuar në Shqipëri, edhe biznesmenët që mund ti kenë i kanë me flamuj të vendeve të tjera. Ne po synojmë të konkurrojmë me vendet e tjera. Sot nuk ka asnjë të ardhur nga kjo kategori. Ne presim me mijëra jahte në vend, që të bëjmë një hap në këtë turizëm", u shpreh Klosi.

Ndër të tjera ministri shtoi se në vend janë 17 opsione ku mund të ndërtohen porte, "Në bazë të studimeve tona janë 17 pozicione ku mund të ndërtohen porte jahtesh në Shqipëri, por këto që janë ekzistues janë historikë", përfundoi ministri.

Ligji synon që të heq TVSH-në në import 20% për jahtet.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 16/06/2020 23:28

    Pastro plazhet nga ndertimet e pafundme dhe nderto deboratore per ujrat e zeza,,,dhe bej planet urbanistike per plazhet....kjo e rrit punesimin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë