Pasi Kuvendi votoi me 79 vota pro dekretin e Presidentit Bajram Begaj për emërimin e Klodiana Spahiut si ministre e Shëndetësisë, kjo e fundit nuk i ka fshehur dot emocionet në sallën e Parlamentit.
Spahiu e ka pritur votimin e buzëqeshur dhe i ka shtrënguar dorën kolegut socialist Eduart Shalsi.

















