Kuvendi voton, Tritan Shehu kërkon fjalën: Akoma pa mbaruar diskutimet ju votoni! Pse shkatërroni një element demokratik kaq të rëndësishëm?

8 Shtator 2022, 20:06

ritan Shehu ka kërkuar fjalën e tij pasi Kuvendi kreu procesin e votimit. Ai është shprehur se ky veprim nuk ëhstë aspak demokratik.

‘Akoma pa mbaruar diskutimet ju votoni ligjet që do votojmë. Ne ose flasim këtu, ne flasim për por apo kundër. Unë mund të jap argumente për kryeministrin. Pse shkatërroni një element demokratik kaq të rëndësishëm. Ju thoni e kanë vendosur kryetarët e grupe, po nëse janë çmendur këta? Kjo është çmenduri! Ju takon juve zonjë parlamenti, të vendosni rregull.’- tha Shehu.  

Replikës së tij iu përgjigj kryetarja e Kuvendit, e cila tha se duhet të kryehen votimet në orën 18:00. 

Nikolla: Ne kryem votimet në orën 18:00 për procedurë. Do ta diksutojmë nëe konferencë kryetarësh dhe me sekretariatin e votimit.