Laboratori i heroinës në Has / Pjesa e dytë

29 Tetor 2018, 08:09

Në studion e emisionit ‘Repolitix’ mbrëmjen e sotme u diskutua për laboratorin e heroinës që u sekuestrua në Has. Ish-drejtori i Burgjeve dhe deputet i PS, Arben Çuko u shpreh se zona në Has është zgjedhur nga trafikantët, pasi është afër Kosovës.  

Dislokimi i laboratorit në atë fshat e shikoj në një këndvështrim tjetër. E kanë çuar atje që të jenë afër rrugëve, afër Kosovës.

Lumi i madh i trafiqeve nuk kalon nga Shqipëria, këtu kalon një përrua i vogël. Me akuzat e Berishës vetëm mund të qeshësh me të madhe. Më vjen keq për opozitën, nuk rrëzohet qeveria me fabrikime të Babaleve.

Arben Çuko

Heroina në laboratorin që u sekuestrua në Has vinte nga Lindja, ndërsa dyshohet se itinerari ishte; Turqi- Bullgari-Serbi- Kosovë-Shqipëri, ku përpunohej dhe paketohej për tú trafikuar më pas në vendet e BE-së.

Opiumi është një lloj bime që ka formën e një lulëkuqe dhe farat e saj janë baza për prodhimin e heroinës. Kjo lule nuk është kultivuar këtu sepse Shqipëria nuk ka klimë për t’u rritur. Ajo është sjellë nga jashtë, ndërsa si një nga vendet kryesore të prodhimit njihet Afganistani.