LaCivita në PD, Ilir Yzeiri: Spektakël që nuk ngre asgjë! Marrëdhëniet e administratës Trump me Ramën, në nivelin më të lartë

17 Shkurt 2025, 14:19 | Përditesimi: 17 Shkurt 2025, 14:19

Analisti Ilir Yzeiri ishte në Report Tv teksa komentoi edhe ardhjen e Chris LaCivitas nga Partia Republikane në SHBA për të drejtuar fushatën e Berishës.

Yzeiri e sheh si spektakël këtë ardhje të LaCivitas që nuk ngre asgjë në elektorat. Më tej shton se marrëdhëniet e administratës Trump me Ramën janë në nivelin më të lartë.

'Këto spektakle me këto këshilltarë nuk ngrenë dhe as ulin asgjë. Marrëdhëniet e kësaj qeverie me Ramën, janë në nivelin më të lartë. Nuk është prononcuar për Shqipërinë. Ishte në krah të Vance kur takoi Ramën. SHBA kanë nisur një fushatë të egër kundër abuzimeve të bëra nga administrata e mëparshme. Kanë nxjerrë nga puna dhe kanë mbyllur institucione.'  

r.k./Shqiptarja.com