Lagjja e re në Kombinat/ Drejt përfundimit pallatet e para, Veliaj ftesë banorëve: Do jetë lagjja më e bukur në gjithë Shqipërinë, i jep zonës një vlerë të jashtëzakonshme

23 Nëntor 2021, 18:29

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot punimet në Kombinat, ku po merr formë lagjja e re “KombinArt”, ku do strehohen familjet e zones, te cilat mbeten p shtepi pas termetit te nentorit 2019.

Kryebashkiaku Veliaj tha se janë ndërtuar dy pallatet e para në Kombinat, teksa do të ndërtohen në total 40 të tillë, me një cilësi shumë herë më të mirë se pallatet që u shembën nga tërmeti i 26 nëntorit.