Laguna e Godullës në Kurbin 'e pushtuar' nga mbetjet, në rrezik nga ndotja dhe mungesa e infrastrukturës! Peshkatari: Dikur këtu pija ujë, tani nuk gjuaj dot as peshk

1 Gusht 2023, 15:56

Edhe pse një ndër pasuritë e rralla te natyrës shqiptare zona e mbrojtur e Godullës në Kurbin prej vitesh ka mbetur e harruar nga pushteti vendor. Mungesa e infrastrukturës dhe pushtimi nga mbetjet që depozitohen në brigjet e tij, në lagunën e Godullës në fshatin Adriatik të Kurbin po rrezikojnë çdo ditë ekzistencën dhe biodiversitetin e kësaj zone turistike